Këtë të hënë pushuesit ne Velipoje vendosen të rrezikonin pavarësisht dallgëve të mëdha dhe detit të trazuar.

Njëri prej tyre ishte edhe Pjeter Gjerovija, i cili u fut për tu larë por nuk doli me i gjallë. Pushuesit dhe rojet bregdetare fatmirësisht arritën të shpetonin edhe dy pushues të tjerë të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Egland Rexha që në mëngjes ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun duke ngritur flamurin e kuq.

Që prej Qershorit, në Velipojë janë mbytur 3 pushues, ku dy prej tyre kanë shfaqur probleme shendetësore sapo janë futur në ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA