5 korrikun e një viti më parë, gjashtë pacientë humbën jetën njëri pas tjetrit brenda një kohe shumë të shkurtër në Klinikën Infektive në Prishtinë, ku po kuroheshin nga Covid 19.
Prokuroria ende nuk i ka përfunduar hetimet mbi ngjarjen, ndërsa të afërmit kërkojnë të dinë të vërtetën se çfarë ndodhi asokohe. Vajza e 70 vjeçarit nga Mitrovica, Xhafer Fazlliu, një nga viktimat e asaj nate, thotë se të afërmit po prisnin që ai të dilte nga spitali kur papritur i njoftuan për vdekjen e tij.
Arbënorja, e cila jeton në Suedi, rrëfen se i ati nuk kishte sëmundje shoqëruese. Ajo shprehet se nëse nuk merr përgjigje, do të kthehet në Kosovë e do të trokasë në dyert e të gjithë institucioneve për të kërkuar drejtësinë që e premtoi veç të tjerash edhe vete ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.
Top Channel