SHBA përgatit ‘qentë robotë inteligjentë’ për eksplorim të planetit Mars (video-fotot)

05/07/2021 18:45

Inxhinierët në SHBA kanë publikuar së fundmi pamjet e trajnimit të robotëve “qen” për misione jashtë planetit. Mjeti i tyre kryesor i quajtur “Spot” po integrohet me inteligjencë artificiale për misione të mundshme në mars, dhe më saktësisht në eksplorimin e shpellave.

Laboratorët e NASA thotë se kanë integruar inteligjencë artificiale në antominë e Spot duke e bërë atë të aftë të punojë pa udhëzim njerëzor dhe pa akses në sistemet lokalizuese GPS.

Në prezantimin e tyre studiuesit NASA/JPL-Caltech prezantuan “Mars Dogs” (Qentë e Marsit) që mund të manovrojnë në mënyra ta reja përkrah sondave hapësinore si Spirit, Opportunity, e Curiosity. Aftësitë dhe rezistenca e re e robotëve u lejon atyre të shmangin pengesa dhe të zgjedhin mes disa kalimeve, duke krijuar harta virtuale në “mendjen” e tyre që transmetohen më pas te operatorët e bazës.

Sondat tradicionale të kërkimit në Mars kufizohen kryesisht për siperfaqet e rrafshëta, në një kohë kur rajonet më interesante të Marsit janë ato te nendheshme që arrihen me zbritje të terreneve të ashpra.

FOTO GALERI
3/3
"Mars Dogs" (Qentë e Marsit) që mund të manovrojnë në mënyra ta reja përkrah sondave hapësinore si Spirit, Opportunity, e Curiosity

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA