Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi morën pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor për Procesin e Berlinit.
Samiti mblodhi së bashku për tetë herë kryetarët e shteteve ose qeverive nga Ballkani Perëndimor dhe homologët e tyre nga nëntë shtete anëtare të BE-së, përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të përparuar në bashkëpunimin e tyre rajonal dhe agjendën e integrimit evropian.
Takimi virtual u organizua nga Kancelarja Merkel, ndërsa në fjalën e tij komisioneri Varhelyi vuri theksin te procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.
“Angazhim për bashkëpunim e mbështetje për rajonin. Mbështetje në rimëkëmbjen pas pandemike. Të përshpejtohet procesi i zgjerimit. Ballkani luan rol kryesor për Evropën”, tha komisioneri Varheyli.
Top Channel