Një 12-vjeçar ka humbur dje në Kamëz, ndërsa familja është në kërkim të tij dhe bën apel për ndihmë.

Fëmija ka humbur që dje në orën 10 të mëgjesit dhe familjarët thonë se kanë bërë denoncim në polici , por ende nuk kanë asnjë lajm, prandaj ata kontaktuan edhe me “Ti Raporton”.

Fëmija quhet Ronaldo Tanushi dhe familjarët kanë vënë në dispozicion numrin 0683098367 për këdo që di diçka për fëmijën.

Familjarët e tij thonë se djali ka dalë nga shtëpia pa i lajmëruar dhe nuk është kthyer më . Ata kanë pyetur të gjithë moshatarët e tij por pa sukses.

Babai i tij thotë se djali është i gjatë 140 cm , trup i imët, me flokë të qethura shkurt, sy kafe dhe ditën që ka ikur mbante veshur bluze jeshile me krahë të shkurtra dhe tuta të zeza si dhje shapka me ngjyrë jeshile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA