Një 33-vjeçare është dhunuar pasditen e sotme nga kunata e saj së bashku me fëmijët në shtëpinë e saj.
Dava Ndoj është shoqëruar në komisariat ndërsa dhunuesja është dërguar në ambientet e spitalit rajonal Lezhë.
Prej 16 Janarit të 2021-shit dhuna ndaj saj nuk ka pasur të ndalur nga bashkëshorti dhe familjarët e tij. Ajo ka marrë urdhër mbrojtje nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Pas rreth 2 orësh që ndodhej në komisariat ka mbërritur ambulanca për ta dërguar në spital.
Babi i të dhunuarës, Ndue Gjoni ka dhënë një deklaratë për media, ku është shprehur se ata e kanë rrahur familjarisht dhe shkaku është pronësia e shtëpisë.
“E kanë sulmuar vjehrri, vajza e tij e martuar, djali i vajzës së vet janë në moshë madhore, vajza, mbesa e tij dmth edhe një mbesë tjetër. Ditën e premte ishin pa drita, çelësat e shtëpisë nuk i ka pas vjehrri por Dava. Gjykata ka urdhëruar që të ndërrohen dhomat, kjo ka ndodh që më datë 26. Vajza është e dhunuar, shkul flokët, me hematoma, ma kanë përdredh qafën më thanë. Unë kërkoj vetëm drejtësi asgjë më tepër. Vjehrri i Davës ka dërguar një mik tek vëllai im dhe i ka thënë më rregullo punën se po më merr shtëpinë, por çfarë do të marrë Dava asgjë”, tha ai.
Top Channel