52 persona aktivë me COVID-19 janë aktualisht në të gjithë vendin tonë, ndërsa gjatë 24 orëve janë prekur 2 qytetarë dhe nuk ka asnjë humbje jete.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv dy qytetarë nga Tirana.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 818,619 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 132,537 qytetarë.
Fatkeqësisht kanë humbur jetën 2,456 persona deri tani të prekur me koronavirus.
Tirana është qyteti me numrin më të madh të rasteve aktive me 23 të prekur aktualisht ndërsa pasohet me Shkodrën e cila ka 8 të prekur.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127“, shkruan ministria.
Statistika (5 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1140
Testime totale 818,619
Raste pozitive 132,537
Raste të shëruara 130,029
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1
Top Channel