Kevin Strootman është zyrtarisht lojtar i Cagliarit. Klubi ishullor, nëpërmjet një shënimi në kanalet zyrtare njofton mbërritjen në këtë skuadër të mesfushorit holandez, i cili do të lëvizë nga Olympique Marseille në huazim deri më 30 qershor 2022 me opsionin e rinovimin për sezonin pasardhës.

Pasi zbarkoi në Romë në vitin 2013, ku luajti për pesë sezone, holandezi u kthye në Itali, në janar të këtij viti në radhët e Genoas.

Falë kontributit të tij në 18 ndeshje ku u aktivizua (dha katër asiste), skuadra gjenoveze shpëtoi nga rënia në Serinë B.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA