(FOTO) U aksidentua me motoçikletë, ndërron jetë 36-vjeçari shqiptar në Kanada, gruaja në gjendje të rëndë

04/07/2021 20:36

Kreshnik Cermjani, 36-vjeç nga Kosova, ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me një SUV teksa ishte me motoçikletë me gruan e tij, Ermira Cermjani.

Kjo e fundit është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në spital. Ngjarja ka ndodhur në Calgary të Kanadasë.

Siç bëjnë të ditur mediet kanadeze, policia njoftoi se çifti po ktheheshin nga darka për në shtëpi. Mediet tutje bëjnë me dije se i ndjeri kishte tre fëmijë në moshën 11, 14 dhe 16-vjeçare.

Vëllai i tij, Debatik Cermjani, po qëndronte me nipat dhe mbesën e tij kur mori vesh lajmin e kobshëm.

“Ai (djali i madh) ishte mjaft të afërt me babain. Ai pyeste se kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne”, deklaroi ai, teksa po fliste për djalin e madh të vëllait.

Dy vëllezërit punonin në Kanada si bojaxhi. Që të dy u vendosën në Calgary të Kanadasë 15 vite më parë nga Kosova për një jetë më të mirë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel