Në çeljen e punimeve të koventës zgjedhore të PDK-së, ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të saj Enver Hoxhaj kujtoi sesi kjo forcë politike u krijua në rrethana të vështira e ashtu po në kushte të tilla u zhvilluan tani dhe punimet e saj.

“Kjo konventë është e jashtëzakonshme sepse është pa kryetarin Kadri Veseli dhe presidentin, Hashim Thaçi”, tha Hoxhaj që shprehu nga ana tjetër bindjen se ata do të kthehen shpejt nga Haga.

Hoxhaj: Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi që lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK’së. Ne bashkëpuntorët e tyre jemi shumë krenarë me ta.  Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës.

Hoxhaj shtoi se kryetari i ri i partisë, i dalë nga konventa me 794 delegatë, do të ketë mbështetjen e të gjithëve. I vetmia që shpalli kandidaturën ishte Memli Krasniqi, ndërsa Hoxhaj vetë u tërhoq. Teksa prezantoi platformën e tij politike, Krasniqi u zotua ta kthejë PDK-në si partinë më të fuqishme.

Krasniqi: S’ka qenë ambicia ime asnjëherë të jem kandidat për kryetar…. E ndiej si detyrim t`ju them se s’po kërkoj një mandat, por besimin tuaj. Jo të jem udhëheqës, por të jem i pari në mesin e të barabartëve. Do të bëj gjithçka që duhet që PDK-ja të kthehet në vendin që i takon….

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA