Harrojini telashet, bëni si ariu Balu që freskohet çdo ditë në banjën e vaskës me petale (foto-video)

03/07/2021 16:13

Një ari i murrmë është filmuar duke u relaksuar nga temperaturat e nxehta, në një vaskë me petale lulesh, njelloj si miqtë e tij njerëzorë.

Ariu Balu shihej që përpëlitej e kënaqur në ujin me petale trëndafilësh në rrethinën e kopshtit të tij në Saratov, Rusi.

Atij i pëlqen të rrotullohet në ujë tamam si një person pas një dite të lodhshme pune, tregon pronari i tij Ruslan Tsyvilev.

Ruslan kishte marrë në shtëpi Balu gjatë kohës së pandemisë, kur kopshtet zoologjike u mbyllën dhe nuk mund të përballonin mbajtjen e kafshëve.

Tashmë kafsha me pamje të frikshme shijon çdo ditë banjot e tij në vaskë, që i kujtojnë kohët e notimit.

Fotografja Anna Prigorodova tha: “Ky ari i habitshëm kërkon banjë në vaskë çdo ditë. Sa herë e sheh atë të mbushur me ujë, kërcen brenda. Noton aty për gati 15-20 minuta dhe më pas del prej saj i ripërtërirë”.

Më herët Balu ka jetuar në një kopsht zoologjik në Saratov, ku dhe u shpëtua nga i zoti aktual Ruslam.

Saratov është një qytet i madh port në jugperëndim të Rusisë, në brigjet e lumit Volga.

Rusia ka një nga popullatat më të mëdha në botë të arinjve të murrmë në gjendje të egër me rreth 120,000, dhe po aq në ambjente të mbyllura.

FOTO GALERI
1/5
Një ari i murrmë është filmuar duke u relaksuar nga temperaturat e nxehta, në një vaskë me petale lulesh

Top Channel