Një muaj më parë Top Channel bëri publike katastrofën mjedisore në bashkinë e Peqinit.

Mbetjet urbane të Peqinit hidhen vetëm 1.6 km larg banesave të këtij qyteti.

Ndërsa sot në landfillin ilegal të Peqinit mbetjeve u vendoset zjarri. Flakët e zjarrit rrezikojnë të djegin varrezat e qytetit dhe ullishtën që gjendet aty pranë.

Bashkia e Peqinit thotë se zjarri është ndezur për shkak të temperaturave të larta. Pavarësisht përgjigjes së tyre deri më tani Ministria e Mjedisit dhe Bashkia nuk kanë bërë asgjë për ta ndaluar këtë krim mjedisor.

Landfilli i Peqinit për nga sipërfaqja është më i madhi në vend. Tre vite më parë bashkia e Peqinit pranë Ministrisë së Mjedisit dorëzoi kërkesën për leje mjedisore, edhe pse kjo kërkesë u refuzua nga operatori ekonomik ‘Viola Green Sh.p.k” që menaxhon mbetjet urbane të Peqinit dhe Rrogozhinës, nuk i ndaloi ata të depozitojnë plehrat e dy bashkive.

Nga ana tjetër, sipas strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të mbetjeve, kjo mbetje duhet të trajtohet me një impiant modern.

Top Channel