Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, foli për situatën e klubit në këtë merkato verore, duke konfirmuar largimin e Achraf Hakimit te PSG. Ish-futbollisti i Realit të Madridit tani është një hap klubit parizien.
“Shitja e Hakimi është në fazën e fundit, për një ditë duhet të mbyllet. Transferim i dhimbshëm, por si administrator kam detyrimin të interpretoj udhëzimet e pronarëve. Shitja e Hakimit do të na lejojë të marrim frymë dhe me të vërtetë do të dëshironim që të mos shisnim lojtarë të tjerë dhe të mbanim stafin”.
Përkundër një situate të vështirë ekonomike, objektivat e Interit nuk ndryshojnë:
“Ne duhet ta mbajmë lart stekën, sepse historia e klubit tonë e thotë këtë. Pastaj jemi në moment të tkurrjes ekonomike. Aty nuk nuk ka shumë para, duhet të ketë aftësi drejtuese, kompetencë, kreativitet, së bashku me cilësitë e tjera që nevojiten nëse dëshiron një ekip fitues.”
Marotta u ndal edhe te situata e Christian Eriksenit, i cili i shpëtoi mrekullisht vdekjes pas një ataku kardiak në ndeshjen e Euro 2020 Danimarka-Finlandë. “Nuk kam folur drejtpërdrejtë me të për të respektuar privatësinë, por mjekët janë në kontakt të vazhdueshëm. Ne duam ta rigjejmë Eriksenin si njeri dhe si lojtar, duam që ai të rikuperojë shëndetin e tij”.
Simone Inzaghi është trajneri i zikaltërve pas lamtumirës së Antonio Conte dhe Marotta është entuziast për punën që do të bëjë ish-tekniku i Lazios.
“Shpresoj që Inzaghi të jetë trashëgimtari i Contes për sa u përket rezultateve dhe profesionalizmit. Në këto javë të para ai ka treguar një dëshirë të madhe për të bërë mirë në këtë klub. Conte? Nuk kam folur me të për disa kohë, është me pushime dhe ne duam t’ia njohim kulturën e punës që solli dhe rezultatet që arriti”.
Top Channel