Ja si do të duket markata e re e Durrësit/ Tregtarët do të zhvendosen gjatë periudhës së punimeve, por ankohen për mungesë kushtesh

01/07/2021 13:35

Tregtarët e markatës së Durrësit kërkuan paraditen e sotme 2 muaj afat për t’u zhvendosur në tregun provizor.

Ata do të punojnë në zonën e njohu si ish-fusha e rërës deri në përfundim të tregut të ri të fruta-perimeve. Por, thonë se atje nuk ka kushte të përshtatshme për të mbajtur produkte ushqimore.

Në një moment si ky, në kulmin e vapës, nuk po kërkojmë asgjë tjetër. Vetëm shtyrjen e një afati dy mujor. Edhe bagëtia futet në hije tani, por ky sistem duan të na nxjerrin si bagëtitë në diell. Këtu fshihet dikush. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, vetëm një vend pune. I kërkojmë kohë deri në shtator”, u shpreh një nga tregtarët.

Pas protestës, ka reaguar kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako. Nëpërmjet një deklarate për mediat, ajo sqaroi se ish-fusha e rërës do të rehabilitohet dhe tregtarëve do t’u mundësohen kushtet e nevojshme.
Kemi caktuar ish-fushën e rërës. Aty do të bëhet një rehabilitim pjesor, pasi nuk ka shërbime.
Do të fillojmë punën me rehabilitimin e markatës në qytetin e Durrësit. Është një investim i kërkuar shpesh dhe nga qytetarët që operojnë aty. Kemi marrë masat për të caktuar një vend alternativ për ato subjekte, që duan të vazhdojnë të tregtojnë. Në kushtet ku jetojmë sot, është shumë i domosdoshëm ky investim, për të dhënë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve të Durrësit, por dhe për të pasur më shumë kujdes me kushtet e higjenës, ku tregtohen produktet ushqimore”.

Sipas Sakos, po shqyrtohet mundësia që gjatë kësaj periudhe, tregtarët të paguajnë një tarifë më të ulët.
Kam nxjerrë një urdhër, për të zbritur tarifën prej 390 lekësh, për aq kohë sa do të zgjaë rikonstruksioni”.

Ndërkohë, thekson se nuk do të merret parasysh kërkesa e qytetarëve për shtyrje të afatit.
Nuk do të kemi shtyrje të afatit, sepse dhe në shtator duhet një parapërgatitje dhe për Vitin e Ri dhe vetë tregtarët kanë interes të shesin.
Shpresojmë që punimet të fillojnë sa më parë. Do të impenjohemi që të ngushtojmë afatet e punimeve, në mënyrë që të mos zgjasë 113 ditë aq sa ka kushtet e kontratës, por ta çojmë në limitet e dy deri tre muajve, që të kthehemi sa më shpejt në normalitet”.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA