Shkeli orën policore, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i lokalit në Lushnje, e pësojnë dhe 7 klientët

30/06/2021 16:38
Ilustrim

Pronari i një lokali në Lushnje është gjobitur me 10 milionë lekë pasi shkeli orën policore.

Por jo vetëm ai e pësoi! Edhe shtatë klientët e tij, që ndodheshin në lokal u gjobitën me 10.000 lekë secili.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ardenicë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit A. D.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. D dhe është vendosur masa administrative 10.000 lekë për shtatë klientët që ishin në lokal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA