Foto ilustruese

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Thumanë, ku tre persona kanë kërcënuar me sende të forta dhe i kanë marrë furgonin 62-vjeçarit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejes së zonës  kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.  Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes

 

 

 

Top Channel