Festivali “Naltitude” në Lëpushë/ Fshati i turistëve mes maleve tërheq turistët me natyrën malore

30/06/2021 15:44

Një destinacion i ri turistik fshihet në Alpet shqiptare, 95 km larg nga Shkodra.

Udhëtimin tonë drejt Lëpushës e bën më interesant takimi me dy turistë çekë.

Hera ime e parë në Shqipëri. Bosnja, Rumania e Shqipëria janë super për aventurat tona me motorra. Por Shqipëria qëndron në krye për bukurinë e rrugëve gjarpërushe”, thotë njëri nga ata.

Fauna dhe flora në Lëpushë është e larmishme. Këtu natyra është përrallore, e ne mes te lëndinave që janë te mbushura plot me lule mbretëresha është bima e Lëpushës. Kjo është arsyeja që pse ky fshat gëzon këtë emër.

Fshati katolik në krahinën e Kelmendit ka tërhequr e vëmendjen e qeverisë gjermane që me iniciativë të GIZ do të organizojnë për herë të parë festivalin ‘Naltitude’ në vjeshtë , ku veç elementëve tradicional, kryefjalë do të ketë aktivitetet sportive.

Top Channel