BE më në fund dritë jeshile, heq Kosovën nga lista e kuqe e udhëtimit!

30/06/2021 17:19

Shtetasit e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian edhe pa nevoja të domosdoshme.

Shtetet anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin e përgatitur nga Presidenca portugeze e bllokut. Vendimi i tyre nënkupton se qytetarët e këtyre vendeve, përfshirë ata që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit, do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Heqja nga lista e kuqe e udhëtimeve bëhet për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike. Dy javë më parë, në listën me rrezik të ulët nga COVID-19 ishin përfshirë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, por tani jo më.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së diskutojnë sot draft-listën e re, e cila, përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshin edhe Kanadanë, Moldavinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasadorët e BE-së tashmë e kanë miratuar atë. BE-ja i azhurnon listat çdo dy javë, në përputhje me situatën epidemiologjike në secilin vend. Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, një shteti i duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA