BE i vendos “kufij” Albin Kurtit: Marrëveshjet me Serbinë mund të rishikohen, por nuk mund të dilet kundër tyre

30/06/2021 15:58

Qeveria Kurti mund të rishikoj të gjitha marrëveshjet ekzistuese të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk mund të dal kundër tyre.

Kështu ka thënë përfaqësuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në përmbyllje të vizitës katër ditore.
Cramon tha se Bashkimit Evropian i duhet zotim nga Qeveria se janë të përkushtuar për dialog dhe se do të punojnë me marrëveshjet ekzistuese.
Neve na duhet të kemi zotim nga Qeveria që janë të gatshëm për këtë dialog dhe do të punojnë me marrëveshjet ekzistuese. Nëse dikush vjen me propozim të ri, kjo është e rëndësishme edhe për audiencën e brendshme dhe askush nuk është kundër ideve të reja. Por, natyrisht se nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese”, ka thënë Cramon.

Përveç për marrëveshjet e Brukselit, Kryeministri Kurti është shprehur skeptik edhe për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit.
Për këtë, Cramon është shprehur se nuk është e sigurt nëse vetë Administrata Biden do të insiston në zbatimin e marrëveshjes.
Nuk jam e sigurt nëse BE-ja e ka mbështetur këtë. Unë jam për dialog të lehtësuar nga BE-ja dhe Administrata Biden është me rëndësi që të harmonizohet me përfaqësuesin Palmer. Nuk jam e sigurt nëse Aministata Biden do të insistonte në zbatimin e plotë të marrëveshjes së Uashingtonit, le të presim dhe të shohim”.

Për mosliberalizimin e vizave Cramon ka thënë se është faktor diskriminues, duke kritikuar në veçanti Francën.
Ka disa anëtarë të Këshillit të Evropës që janë ende shume skeptik dhe siç keni mundur ta shihni nga vizita e kryeministrit në Francë, nuk morën nga Qeveria franceze premtimin që kjo të ndodhë. Është gabim që po bëhet për regjionin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA