Është arrestuar me kërkesë të SPAK prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, shoferi i tij Isuf Gega si dhe dy persona me iniciale D.D dhe E.B. arrestimi i tyre është bërë për veprën penale, korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, të kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të SPAK për këtë arrestim, thuhet se nga veprimet hetimore të kryera për janë siguruar prova konkrete nga të cilat janë krijuar dyshime se shtetasi Edmond Kariqi, si drejtues i Prokurorisë së Kukësit ka kërkuar përfitime monetare të parregullta me qëllim favorizimin e disa personave nën hetim dhe që ishin duke u hetuar nga prokuroria e Kukësit, ku kariqi është drejtues.

Për këtë arsye SPAK i bëri kërkesë gjykatës speciale të miratonte arrestimin e prokurorit, dhe tre personave të tjerë, gjykata speciale ka pranuar kërkesën për arrest me burg për prokurorin kariqi, për shtetasin Isuf Gega dhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Arrestimi i tyre është bërë sot ndërsa hetimet po vijojnë dhe ende nuk kanë përfunduar. Arrestimi është realizuar me gjasa për të penguar vijimin e ndonjë krimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA