Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, për herë të parë njoftoi të dhënat e koronavirusit të ri (COVID-19) të vendit të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidentja e parë grua e Tanzanisë, në një deklaratë për një televizion deklaroi se 70 persona që ishin në “gjendje kritike” për shkak të COVID-19 u trajtuan në spital.
Hassan nuk dha informacion në lidhje me numrin e viktimave nga COVID-19.
Duke njoftuar se ata do të marrin vaksina me vlerë prej 470 milionë dollarë si pjesë e luftës kundër COVID-19, Hassan shtoi se Tanzania do të përfshihet gjithashtu në programin COVAX.
Hassan mori postin e presidentes së vendit pas vdekjes së papritur të ish-presidentit Tanzanisë, John Magufuli, më 17 mars, i cili njihej me qëndrim injorues ndaj pandemisë./AA/
Top Channel