Makina përplas motoçikletën, plagoset një person. Transportohet me urgjencë në spital

29/06/2021 21:23

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Shëngjin.

Top Channel mëson se një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë i plagosur ka mbetur një person.

Mësohet se i plagosuri, Gjergj Gjoni, banues në fshatin Balldre të Lezhës, është drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Top Channel