Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në vend ka shkuar në 155.676 që prej fillimit të pandemisë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, ndërsa numri i vitkimave që prej fillimit të pandemisë është 5.484 persona.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 6 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 149.967.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 225.

Top Channel