Plagosi qytetarin pas konfliktit të çastit në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari

27/06/2021 12:37

Një 32-vjeçar është arrestuar sot në qytetin e Vlorës, pasi dyshohet se ka plagosur me sende të forta një qytetar.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale B.L. dyshohet se ka plagosur shtetasin me iniciale I.H.
Po ashtu, policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 26-vjeçarin me iniciale J.P., menaxher i një lokali në Himarë, pasi nuk ka respektuar orarin e mbylljes së biznesit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin J. P., 26 vjeç, menaxheri i një subjekti në Himarë, pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA