Administrata amerikane pohoi se nuk ka shpjegim për dhjetëra objekte të paidentifikuara fluturuese që janë parë nga pilotët ushtarakë.

Raporti i Pentagonit, i lëshuar së fundi, flet për 144 pretendimeve për fenomene te tilla të tilla, që paraqitura që prej 2004-tës, dhe të gjitha, me përjashtim të një rasti të vetëm mbeten të pasqaruara.

Dokumenti nuk e përjashton mundësinë që objektet të jenë jashtëtokësore. Ishte Kongresi që e kërkoi këtë raport pasi ushtria amerikane pranoi se janë parë një sërë objektesh duke lëvizur në mënyrë të çrregullt në qiell. Në komunitetin e inteligjencës, askush nuk e përdor më termin UFO.

Ata flasin për Fenomene të Paidentifikuara Ajrore, apo UAP, dhe ky ndryshim i emrit, sinjalizon sipas National Geographic se qeveria e SHBA-së po e merr seriozisht këtë situatë. Objekte fluturuese me aftësi të çuditshme aerodinamike janë pikasur nga pilotë, në radarë e madje edhe me sensorë me rreze infra të kuqe. Rastet më të famshëm janë nga 2004, 2014 dhe 2015. Edhe pse pa përgjigje, raporti u përshëndet nga personeli ushtarak që është kthyer në dëshmitar të këtyre fenomeneve.

“Na kanë tallur e vënë në lojë aq shumë, sa tani e presim me lehtësim të madh faktin që dikush po interesohet për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund, thotë ish piloti i marinës amerikane, Alex Dietrich, që pa një UFO në 2004-tën, ndërsa shton se tashmë duket se ka ndjesi urgjence nëse kjo mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Top Channel