4 të vdekur pas konfliktit për hapësirën e plazhit/ Anëtarë të familjeve pronarë hotelesh në Velipojë, Ferracaku dhe Gocaj

27/06/2021 01:42

Konflikti për hapësirën e plazhit në këtë sezon turistik mes dy familjeve pronare hotelesh në Velipojë ka sjellë vrasjen e 4 prej tyre 30 minuta pas mesnate.

Viktimat e ngjarjes janë biznesmeni i njohur i zonës, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit  Xhovani Gocaj, dhe Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit, Myzerim Zeneli.

Mësohet se 20-vjeçari Zeneli ka qenë në ditën e parë të punës, e cila rezultoi si dita e fundit e jetës së tij.

Kurse të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.

Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut që mbeti i vrarë në  2018-ën në atentatin mafioz në Zonën e Livadheve teksa po kalëronte. Ai është pronar i “Hotel Fantazia” në Velipojë dhe “Hotel Fantazia” në Zues. Ndërkohë i plagosuri tjetër, Hasani është vëllai i Kujtimit, edhe ai ka një biznes në plazhin e Velipojës.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë pas mesnatës, drejtori i policisë së Shkodrës,  Niko Brahimaj ka shkuar në Velipojë bashkë me Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu.

Kujtim Ferracaku, mbeti i vrarë mbrëmë gjatë konfliktit në Velipojë

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Shkodër, Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç. Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, ku thekson se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet e rërës që shfrytëzohet për vendosjen e shezloneve të çadrave.

“Ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, në ambientet e hotel Gocaj. Për shkak të një konflikti të çastit, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet e rërës që shfrytëzohet për vendosjen e shezloneve të çadrave. Policia ka mbërritur pas ngjarjes. shpresoj që në takimin tjetër do t’ju jap detaje më të hollësishme. ngjarje e përfshirë më shumë se sa një armë, një armë pistoletë e kemi sekuestruar ku pastaj do të nxjerrim se kujt i përket. Janë sekuestruar një sërë kamerash. shumë shpejt do të ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arrestua”, tha Brahimaj.

FOTO GALERI
5/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA