Policia ndalon taksixhiun, në sediljen e pasme gjen gruan e vdekur të mbështjellë me çarçaf. Detaje nga ngjarja e rëndë

26/06/2021 10:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, pak para orës 18.00 të ditës së djeshme, pranë Tebës, në Greqi. Mediet fqinje shkruajnë se policia, që kishte ngritur një postbllok në këtë zonë ndaloi një taksi për kontroll, por çfarë të shihnin.

Ata zbuluan se brenda automjetit, në sediljen e pasme, ishte një grua e moshuar e vdekur e mbështjellë me një çarçaf. Burime policore thonë se nga këqyrja paraprake nuk ka shenja të veprimtarisë kriminale, por ka nisur një hetim për faktin se si gruaja u gjet e pajetë në një taksi.

Në dëshminë e tij shoferi i kishte thënë policisë se ishte nisur nga fshati Gravia në Fokida me një destinacion përfundimtar në Peloponez dhe konkretisht në Arcadia. Ai gjithashtu deklaroi se ai është një i afërm i gruas së moshuar.

Sipas informacionit të medieve greke, gjithçka filloi kur një grua 65-vjeçare nga Fokida, pas vdekjes së nënës së saj 91-vjeçare, kërkoi një ofertë nga disa zyra funerale për të transportuar trupin e saj nga Fokida në vendin e saj të origjinës, në prefekturën e Arcadia.

Mësohet se e moshuara nuk jetonte atje, por kishte vizituar vajzën e saj. Por duke qenë se vajza e pa se çmimet e ofruara nga zyrat e varrimit ishin të larta, ajo vendosi në mes të vapës, të ngarkonte nënën e saj të pajetë në sediljen e pasme të një taksie dhe ta transportonte nga Fokida në Arcadia.

Burimet tonë gjithashtu se fillimisht vajza 65-vjeçare dyshohej se donte ta transportonte nënën e saj të vdekur duke e vendosur atë në bagazhin e makinës së saj, por nuk iu duk zgjedhje e përshtatshme dhe kështu vendosu që ta niste me taksi.

Shoferi i taksisë dhe vajza e të ndjerës u dërguan në komisariatin e Tebës ku u ngrit një çështje kundër tyre, ndërsa trupi u mor nga një shtëpi funerale për t’u dërguar në morg, në mënyrë që të kryhet një autopsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA