
Autoritetet britanike që po hetojnë videon ku minsitri i shëndetësisë Matt Hancock puth me pasion sekretaren e tij, thonë se mund të kenë ardhur nga një kamera e fshehtë, e vendosur në detektorët e tymit.
Ministri 42 vjeçar nuk e kishte idenë që aty mund të kishte kamera, thonin sot burimet e sigurisë, teksa kanë nisur spekulime të shumta për mënyrën apo qëllimet e publikimit të pamjeve. Një prej këtyre të fundit është ajo e shpërndarjes nga ndonjë roje i pakënaqur sigurie që është bashkuar në misione të mundshme spiunazhi.
Te tjera burime thonë për mediat se Hancock e Coladangelo përqafoheshin e putheshin rregullisht, dhe se lidhja e tyre ilegale ishte një “sekret i hapur” për stafin.
Hetuesi i vjetër britanik David Videcette, tha për DailyMail se kamera e padukshme ishte fshehur në detektorët e tymit të zyrës së katit të 9-të të ministrit, në ndërtesën e Whitehall.
Një hetim urgjent nisi dje për shkeljen e rëndë të sigurisë, menjëherë pas publikimi të pamjeve, teksa më parë ishte “e pamenduar” që të instaloheshin kamera në zyrat e ministrave të kabinetit.
Mes spekulimeve për mënyrën sesi është marrë video, disa sugjeronin se kamera është instaluar qëllimish në mjetin e alarmit të zjarrit, për të kapur ministrin Hancock në përqafimet e tij te shpeshta me 43 vjecaren Gina Coladangelo.
Kamerat e siguisë së ministrisë britanike të shëndetësisë vijnë nga kompaia kineze Hikvision, shton DailyMail, pa dhënë më shumë sugjerime.
Hetuesit thonë më tej se pamjet e publikuara duket se janë filmuar me celular teksa shfaqen në një ekran, që e bën akoma më të vështirë zbulimin e origjinës së tyre.
Ekspertë të sigurisë thonë se monitorimi i kamerave të sigurisë nga ata që kanë nënshkuar marrëveshjen e sekretit, mund të dënohet deri në 14 vjet burg.
Top Channel