Plagosi me thikë 57-vjeçarin, arrestohet autori në Vlorë

25/06/2021 13:09
Foto ilustruese

Një 59-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë.

Sipas njoftimit të bërë nga blutë mësohet se shtetasi P.S., gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 57-vjeçar.

I lënduari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin P. S., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Top Channel