28/11 11:38
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos, ndërsa gruaja 27-vjeçare thotë se prej vitesh përballet me dhunë fizike dhe psikologjike.
Sipas mediave greke, bashkëshorti e ka kërcënuar: “Do të të vras ashtu siç bëri piloti me gruan me tij”.
Pas denoncimit të gruas, policia ka arrestuar 39-vjeçarin, i cili mohon akuzat. Në dëshminë tij në komisariat, shqiptari ka deklaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim.
Sipas burrit, mes tyre ka pasur debate, por jo dhunë dhe kërcënime. Çifti prej 10 vitesh është i martuar dhe kanë dy fëmijë.
Top Channel