Rusia thotë se ‘herën tjetër’ do të fundosë luftanijet britanike që i afrohen Krimesë (fotot)

24/06/2021 17:34

Pas tensioneve të djeshme në Detin e Zi ku luftanijet dhe avionët rusë qëlluan për të paralajmëruar një mjet ushtarak britanik në ujërat panë Krimesë, një zyrtar rus tha sot se “herën tjetër” nuk do të qëllohet në afërsi të tyre por në objektiv.

Luftanija 8,500-tonëshe britanike ishte në alarm të kuq dje, sipas minsitrisë së mbrojtjes së Putin, pasi kaloi kufirin e ujërave detare ruse pranë Kepit Fiolent.

Por Britania thotë se anija nuk ndryshoi kursin e saj megjithse mbi të fluturonin gjuajtësit rusë dhe dy mjete detare patrullimi hapën zjarr.

Sot zv. Ministri i jashtëm rus Sergey Ryabkov paralajmëroi se Moska nuk do të tolerojë të tjera shkelje në ujërat e saj.

“Ne po i bëjmë apel logjikës, dhe kërkojmë respekt për ligjin ndërkombëtar. Nëse kjo nuk zgjidh gjë, nuk do të bombardojmë jo vetëm në afërsi të objektivit por mbi të, nëse kolegët tanë brtianike e kuptojnë”, tha ai.

“Paralajmërojmë këdo që shkel kufijtë shtetërorë të Rusisë nën sloganin e ‘navigimit të lirë’, të heqë dorë nga këto akte provokative sepse siguria e vendit tonë vjen e para”, shtoi Ryabkov .

Ministria britnaike e mbrojtjes mohonte se ishin lëshuar bomba pranë luftanijes së saj, teksa kreu i inteligjencës britanike Lord West tha se Vladimir Putin “po luante një lojë për audiencën e brendshme,” duke shtuar se një sjellje e tillë është “e përçmueshme.”

“Putin është një ekspert i dizinformacionit dhe bën veprime të pakujdeshme, e kemi parë prej vitesh këtë. Luftanija jonë po ushtronte të drejtën e navigimit të lirë, nga një port te tjetri. Putin dëshiron t’i tregojë audiencave të tij se është i fortë, por ata nuk kanë shtënë kundër luftanijes sonë. Si zakonisht organizata e Putin po gënjen për këtë”, shtoi britaniku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA