Përplasen makinat në Durrës, dy shoferet dërgohen në spital

24/06/2021 11:11
Ilustruese

Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Shkozet-Plepa.

Drejtuesja e mjetit tip ‘Audi’ është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen’, e për pasojë janë lënduar lehtë të dyja drejtueset e mjeteve. Ato janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

“Më datë 24.06.2021, në orën 10:45, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. Sh. Për pasojë janë lënduar lehtë të dyja drejtueset e mjeteve të cilat po marrin ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel