Madiat maqedonase shkruajnë se Bullgaria nuk ka lejuar Këshillin për Punë të Përgjithshme për të caktuar një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Agjencia e lajmeve MIA, duke u mbështetur në burime diplomatike anonime njofton se debati për zgjerimin në takimin e ministrave në Luksemburg ka qenë intensiv në këtë temë. Sofjes i është thënë se kritikat në adresë të saj për këtë bllokim janë të shumta.

Përfaqësuesi bullgar në takim, sipas MIA-s, ka thënë se “BE nuk e kupton sa i thellë është problem midis Shkupit dhe Sofjes”, se “kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane” dhe se “Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”. Sidoqoftë diplomatët evropianë ankohen se Bullgaria nuk mund të japë ndonjë garanci se do të zhbllokojë veton me një qeveri politike.

Vendet anëtare që mbështesin zgjerimin, edhe para takimit, janë deklaruar “pro” fillimit të negociatave duke ftuar BE-në të mos i marrë parasysh kontestet bilaterale. Gjermania mendon se BE-ja duhet patjetër të bëjë diçka në këtë drejtim.

Në takimit e Këshillit për punë të përgjithshme diskutohet edhe sundimi i së drejtës në vendet anëtare. Më vonë gjatë ditës përgatiten edhe dy konferenca ndërqeveritare, njëra me Serbinë dhe tjetra me Malin e Zi, sipas metodologjisë së re të anëtarësimit. Ministrat përgatisin Samitin e shefave të vendeve anëtare që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor./Alsat/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA