Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për lejimin e organizimit të dasmave.
Sipas vendimit të qeverisë, dasma, fejesa, ahengje familjare apo mbrëmje të maturës do të lejohen deri në orën 23:00.
Po ashtu, në vendim thuhet se muzika do të lejohet deri në orën 22:45.
Ndërsa, organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30% e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100 m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.
Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë të paktën 3 metra.
Për mbajtjen e këtyre festave është e detyrueshme respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.
Ndërkaq, restorantet do të lejohet të ofrojnë shërbimin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, ndërkohë që muzika do të lejohet deri në orën 22:45.
Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të jetë së paku 1 metër.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia theksoi se sipas raportit të fundit të IKShPK-së situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive.
Vitia tha se lehtësimi i masave natyrisht është duke u bërë në raport me tri objektivat kryesore: parandalimin e përhapjes së infeksionit me Covid-19, mos cenimi I aktiviteteve ekonomike, por duke pasur parasysh prioritet ruajtjen e jetës dhe shëndetit publik dhe ruajtja e shëndetit fizik dhe mendor e qytetarëve tonë.
Top Channel