Pandemia në Maqedoninë e Veriut/ 3 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit
21/06/2021 16:22
Maqedonia e e Veriut ka regjistruar 2 viktima dhe 3 raste të tjera me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.477, ndërsa numri i rasteve në 155.627.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 15 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.877.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 273.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.601 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 856.274 teste në vend.
Top Channel