Ndërtohet godina e re e Ujësjellës- Kanalizimeve në Kamzë/ Soreca: Do ta ndihmojë Shqipërinë që të afrohet me BE!

21/06/2021 10:31

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ishte sot me kryeministrin Edi Rama në godinën e re të Ujësjellës- Kanalizimeve, që është ndërtuar në Kamzë.

Soreca u shpreh se ky investim është i financuar nga BE me anë të një granti të 25.5 milionë euro, si dhe është mbështetur nga Gjermania e Zvicra.

Po ashtu ambasadori shtoi se ky program do ta ndihmojë Shqipërinë që të afrohet me BE në fushën e ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza.

Soreca: Linçimi i programit të sektorit të ujit financohet nga BE me anë të një granti të 25.5 milionë eurosh dhe është i mbështetur nga Gjermania dhe Zvicra. Ky program i sjell ujë të pijshëm për shumë qytetarë në Shqipëri dhe është shembull se si funksionon BE duke krijuar partneritet me Gjermaninë edhe Zvicrën.

Ky program do ta ndihmojë Shqipërinë që të afrohet me BE në fushën e ujti të pijshëm dhe të ujërave të zeza. BE linçon një strategji me objektivin për të pasur 0 ndotje. Gjatë 10 viteve të fundit BE i ka dhënë Shqipërisë 210 milionë euro për mjedisin, klimën dhe tani do t’i japim edhe 60 milionë euro të tjera për mbrojtjen e biodiversitetit dhe ujit. BE do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë për të ndjekur objektiva të rëndësishëm, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe së dyti që Shqipëria të përafrohet me BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA