“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Prishtinë, 21 qershor 2021 – Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.
Këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë.
PDK është prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes të ish kryetarit Kadri Veseli.
Top Channel