Dje plagosën pronarin, sot tentojnë të djegin lokalin më të njohur në Sarandë/ Kush është personi që u kap me shishe benzine në dorë (EMRI+FOTO)

21/06/2021 14:23

“Orange”, lokali i njohur i Spiro Iljadhit, i cili u plagos si pasojë e një breshërie plumbash që u derdh në drejtim të tij, mëngjesin e ditës së djeshme, është tentuar të digjet.

Personi që e ka tentuar ta djegë, por është konstatuar nga policia duke mos e lejuar të realizojë qëllimin, quhet Luan Obzova, person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Për këtë rast, nga Policia e Sarandës raportohet zyrtarisht: “Në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë. 

 Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ mbetur në tentativë, i shtetasit L. O., 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore”.

Dyshohet se Obzova mund të ketë qenë i paguar për ta bërë këtë vepër zjarrvënie, por se kush mund të ketë qenë porositësi nuk dihet.

Si pasojë e të shtënave që ishin në drejtim të pronarit të lokalit më të njohur në Sarandë, mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit. Spiro Iljadhi aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA