Në mesin e zonës së mbrojtur në fshatin Peshkëpi të Pogradecit, për vite me radhë këtu hidheshin 40 ton mbetje urbane.
Edhe pse këtu nuk vendepozitohem më plehrat e bashkisë së Pogradecit, ky krim mjedisor shërben si dëshmi për mënyrën e keqmenaxhimit që bëhej nga pushteti lokal.
PASKALINO ZIKO, NËNKRYETARI I BASHKISË POGRADEC:
” Landifilli të cilit ju i referoheni është mbyllur. Nuk depozitohen më mbetjet. Prej gati dy vitesh Bashkia e Pogradecit mbetjet urbane i depoziton në landfillin rajonal të Maliqit. Ne kemi kontraktuar një operator ekonomi, për 5 vjet ky operator do të meret me menaxhimin e mbetjeve urbane. Pagesa që i detyrohemi është afërsisht 600 mln lekë. Për momentin nuk bëjmë ndarje në burim edhe pse është e domosdoshme, por që do të fillojmë sëshpejti. “
Këto fusha të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore, rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve pasi ato janë shumë pranë landfillit illegal.
Protestat e vazhdueshme të banorëve të zonës ndaluan hedhjen e mëtejshme të mbetjeve urbane, por jo asgjësimin e plehrave ekzistuese.
Nëse në Shqipëri nuk fillon ndarja e mbetjeve urbane sipas rrymave, dhe trajtimi i tyre në impiante urbane, pyjet e vendit tonë do të pushtohen nga plehrat.
Top Channel