‘Mbrëmje korçare’ në Gjirokastër/ Nga serenatat te elementët e karnavaleve, ja çfarë gjeni këtë fundjavë në zonën historike të qytetit

20/06/2021 11:15

Në Gjirokastër kjo fundjavë është plot ritëm, muzikë dhe performanca kostumesh. Janë ndërthurur bashkë artistët korçarë dhe ata vendas, këtë herë në “Mbrëmje Korçare”.

Në zonën historike të qytetit janë mbajtur njëkohësisht disa evente muzikore nga grupet e muzikantëve dhe aktorëve nga të dy qytetet duke sjellë atmosferën e këngës e valles tradicionale, elementë të karnavaleve, muzikën shqiptare dhe atë të huaj si dhe serenatat.

Zona historike e qytetit po rrit investimet prej biznesit privat me fokus tërheqjen e vizitorëve përmes mundësisë që çdo mbrëmje ofron për zbavitje.

Top Channel