Presidenti Biden njofton vdekjen e qenit ‘të dashur ‘ të shtëpisë Champ

19/06/2021 21:10

Presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden njoftuan sot se ka ndërruar jetë qeni i tyre “i dashur” pastori gjerman Champ, i cili kishte qenë me ta prej 13 vitesh.

“Familja jonë humbi një shok të dashur sot, Champ. Ai do të na mungojë shumë,” shkruante president Biden.

Champ ishte një nga dy pastorët gjermane që jetonin në Shtëpinë e Bardhë me çiftin Biden, së bashku me Major.

Ai kishte jetuar në Uashington është kur Biden ishte zëvendës-president me Obama.

Çifti presidencial shkruante më tej: “Në momentet tona më të gëzuara dhe të hidhëruara, ai ishte aty me ne, i ndjeshëm për çdo ndjenjë apo emocion të pafolur”.

“Megjithse fuqitë e Champ po zvogëloheshin me kalimin e viteve, sa herë ne futeshim në dhomë ai ngrihej me bishtin duke u tundur. Kudo që ishte, ai ndjehej menjëherë më mirë kur ishte pranë nesh”, shkruanin Biden për qenin e tyre të moshuar.

FOTO GALERI
11/12
George W. Bush

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA