Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë është hapur që sot në orën 10 të paradites.

Kushdo dëshiron të udhëtojë mjafton të ketë pasaportë biometrike të vlefshme,dhe të plotësojë detyrimet e vendosura prej qeveria greke lidhur me masat anti-covid, mund ta bëjë këtë gjë.

Sot fluksi ishte i pakët pasi jo shumë udhëtarë nuk kishin arritur të plotësonin në kohë formën plf,por nga nesër pritet të ketë lëvizje.

Deri në datën 28 qershor,në Kakavijë mund të lëvizin në total 1500 veta dhe në Qaf Botë 250.

Kurse në doganën e Kapshticës, deri në datën 28, do të mund të kalojnë vetëm 400 punonjës sezonalë.

Kakavija do të jetë hapur nga ora 07-19.

Ndërkohë Athina ka marrë mbrapsht pa dhënë asnjë shpjegim, hapjen e porteve greke për anijet shqiptare të udhëtimit, duke dëmtuar keq turizmin e zonës së Sarandës, pasi siç dihet, janë mijëra turistë që udhëtojnë çdo vit nga ishulli i Korfuzit drejtë Sarandës dhe anasjelltas.

Pritet të dalin qarkoret sqaruese nëse doganat greke do të lejojnë të kalojnë autobusët e kompanive shqiptare të udhëtimit,apo do të vazhdojnë të detyrojnë pasagjerët të ndërrojnë autobus në kufi, çka rrit ndjeshëm edhe koston e udhëtimit.

Artur Bibe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA