Anëtari i Këshillit të Bashkisë Vlorë kritikon përplasjen mes Lelit dhe socialistëve: Po anashkalohen problemet e qytetit

18/06/2021 12:10

Anëtari i Këshillit të Bashkisë Vlorë nga radhët e Bindjes Demokratike, Kasem Mahmutaj ka kritikuar përplasjen mes socialistëve dhe Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Mahmutaj tha se problemet e brendshme të PS-së janë eksportuar në Bashkinë Vlorë, duke theksuar se kjo nuk është ajo që u intereson qytetarëve pasi Këshilli po lë mënjanë problemet e qytetit për t’u marrë me sherrin.

 “Unë u shpreha dhe e përsëris, ka një eksportim të problematikave që ka PS. Problemet kanë lindur përpara fushatës elektorale të 25 prillit, dihet nga gjithë opinioni. Është vazhdimësi e një zinxhir ngjarjes brenda PS  dhe janë transportuar brenda në Këshill. Duke qenë përfaqësues i Bindjes Demokratike e quaj të papërshtatshme këtë situatë. Probleme qyteti ka pasur, probleme që sot kërkohen nga këshilltarët socialist kanë ekzistuar. Numri jonë i përfaqësimit është modest. Po të vini re, vetëm shkresat që po prodhohen këto ditë, dhe të merresh me çështje të tilla dhe të anashkalosh ato që ju interesojnë qytetarëve është një gjë jo normale. Për hir të vërtetës, këshilltarët socialist kanë qenë shumë të ngurtë në qëndrimet e tyre. Një reagim i organizuar kundër Lelit. E theksoj problematikat kanë qenë dhe janë, por nuk mendoj së është kjo mënyra e zgjidhjes”, deklaroi Mahmutaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA