Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit online, një 32-vjeçar vihet nën hetim në Berat

18/06/2021 10:12
Foto Ilustruese

Një 32-vjeçar është vënë nën hetim në Poliçan të Beratit pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Prona e tij është i paregjistruar si subjekt tregtar. Për M.Xh. materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

DVP Berat

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht 1 shtetas.   Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.  Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Poliçan, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, të cilin e kishte të paregjistruar si subjekt tregtar, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë aparate celular dhe një laptop.  Po nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi L. K., 46 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit u konstatua duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij, i papajisur me kasë fiskale.     Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. R., 49 vjeç., pasi me anë të mashtrimit ka përfituar një shumë eurosh nga një shtetas nga Mbretëria e Bashkuar.    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA