Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por gjatë mesditës pritet të ketë rebeshe shiu por me intervale të shkurta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 31°C.

Era do të jetë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C në 25°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 27°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA