Refuzimi i Ronaldos/ Trajneri rus Cherchesov kthehet në ‘hit’ pasi pi ‘Coca-Cola’ në konferencë (fotot)

17/06/2021 18:30

Super-sportisti Cristiano Ronaldo bëri që vlera e aksioneve të Coca-Cola të binte në miliarda dollarë pas largimit të shsheve nga tryeza e konferencës së shtypit në Euro 2020, por me sa duket trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov nuk ka shqetësime për pijen e zezë.

Akti i Ronaldos i largimit të shisheve për të promovuar refuzimin e pijeve me gaz e sheqerna, shkaktoi zhurmë në media dhe në tregjet e aksioneve.

Ikona portugeze e futbollit tha se shqetësohej të shfaqej pranë një pijeje që prej kohësh fajësohet për obezitetin dhe kalbjen e dhëmbëve.

Por tashmë shefat e Coke duket se e kanë gjetur promovuesin e tyre te trajneri 57-vjeçar i ‘Sbornaya’, i cili ktheu për të pirë shishen e Cova-Cola-s në konferencën e shtypit, para ndeshjes së Rusisë me Finlandën, kësaj jave në Shën Petersburg.

I ulur pranë trajnerit ishte mbrojtësi rus Georgy Dzhikiya i cili bëri me dorë nga shishet dhe pyeti Cherchesov: “A e pe dje kur Cristiano i largoi shishet?”

Cherchesov vetëm mblodhi supet dhe mori shishen e Coke Zero që kishte përpara duke e kthyer për të pirë.

FOTO GALERI
1/3
Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov për të pirë shishen e Cova-Cola-s në konferencën e shtypit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA