Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2.621 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 5 qytetarë.
Lajm i mirë është se aktualisht 9 pacientë po marrin trajtim spitalor te Infektivi, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 132 janë rastet aktive në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,621
Testime totale 768,559
Raste pozitive 132,481
Raste të shëruara 129,895
Raste Aktive 132
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 40
Berat 11
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 5
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1
Top Channel