Mediat për samitin në Gjenevë: Putini i keq donte ta trembte, Biden dukej sikur ishte në një funeral (fotot)

16/06/2021 18:01

Një eksperte psikologjie tha sot për të përditshmen britanike ‘The Sun’ mbi samitin Biden-Putin që po mbahet në Gjenevë, se amerikani Biden dukej si një “pjesëmarrës i trembur në një varrim” kurse Vladimir Putin ruajti një sjellje intimiduese gangsteri.

Ekspertja e gjuhës trupore Judi James dhe se presidenti i moshuar i SHBA reflektonte një atmosferë frike, edhe pse takimi u priste nga të gjithë të kishte momente të sikletshme. Ajo shton se presidenti rus tentonte të dukej sa më “maço”, për të provuar se “nuk është dikush me të cilin mund të luash”.

Judi tha më tej për tabloidin: “Teksa Biden dukej se trembej edhe nga hasja e shikimit të Putin, ky i fundit ruante statusin e të fortit në takim, si njëfarë personazhi ‘Loki’ apo ‘Voldemort’.”

“Edhe në pozat zyrtare, Putin qëndronte në modalitet ‘Alfa’ me këmbët e hapura dhe krahët anash në stil ushtarak, duke lënë hapësirë në sqetulla për të sugjeruar vetëbesim dhe superioritet”.

“Ndërsa Biden, duke qëndruar pranë presidentit zvicerjan, dukej më shumë si një pjesëmarrës në një funeral”.

“Kur ai buzëqeshi nga kamera, dukej diçka e ngrirë që u shndërrua në një ngërdheshje me anët e buzëve të ulura poshtë”.

“Teksa presidenti zvicerjan u hapi rrugë, dy burrat më në fund pranuan prezencën e njëri-tjetrit dhe nisën shtrëngimin e dorës. Biden nisi shtrëngimin e dorës, por gishtin e madh e mbajti lart që do të thotë se mezi priste ta lëshonte”.

Judi thotë se e njëjta situatë vijoi kur liderët rivalë u ulën për fotot.

“Edhe gjatë sesionit të fotove atmosfera dukej e keqe dhe e tensionuar, teksa të dy liderët bënin gjithçka për të evituar kontaktin e syve”.

“Ishte e vështirë të shihje se dhe kur flisnin me njëri-tjetrin, ata nuk i flisnin njëri-tjetrit në fytyrë. Biden dukej se i drejtohej përkthyesit të Putin dhe kjo është mungesë etikete, veçanërisht në rastin që Putin besohet se flet mirë anglisht”.

Judi thotë se gjërat ishin ndryshe kur lideri rus u përball me pararendësin e Biden, Trump.

“Kur Trump u ul me Putin gjuha e tyre trupore sugjeronte se ishin vërtet dy meshkuj ‘Alfa’ të regjur, që po përpiqeshin të konkurronin njëri-tjetrin me sinujale fuqie,” shton psikologia britanike.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA