“Euro 2020”/Ndeshja Finlandë- Rusi, publikohen formacionet

16/06/2021 10:12

Finlanda dhe Rusia do të takohen në kuadër të Grupit B në fazën e dytë të Kampionatit Evropian.

Ndeshja që fillon në orën 15:00, do të zhvillohet në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg.

Finlanda e filloi “Euro 2020” me fitore, duke arritur të mposhtë Danimarkën me rezultatin 1-0, aty ku incidenti tragjik i Christian Eriksenit pushtoi ndeshjen.

Në anën tjetër, Rusia pësoi humbje nga Belgjika me rezultat 3-0, derisa kërkojnë që të mposhtin finlandezët për t’i marrë tre pikë.

Formacioni i mundshëm i Finlandës: Hradecky, O’Shaughnessy, Toivio, Arajuuri, Uronen, Lod, Sparv, Kamara, Raitala, Pohjanpalo, Pukki.

Formacioni i mundshëm i Rusisë: Shunin, Dzhikiya, Semenov, Diveev, Fernandes, Zobin, Ozdoev, Karavaev, Golovin, Miranchuk, Dzyuba.

 

 

Top Channel