E dhunuan në zgjedhjet e 13 qershorit/ Agron Shehaj mbështet vëzhguesen dhe demokratët e përjashtuar: Do jem me ju deri në fund

16/06/2021 22:02

Agron Shehaj, i cili renditej si kandidat për kryetar të PD në zgjedhjet e 13 qershorit ka folur për rastin e dhunimit të vëzhgueses së tij nga Kryetari i degës nr.5 në Tiranë.

Shehaj tha se demokratia Enkeleda Cela u përzu nga qendra e votimit sepse ishte vëzhguese dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë. Në një postim në Facebook, shkruan se do të qëndrojë pranë të gjithë demokratëve të përjashtuar nga e drejta për të votuar deri në fund në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë.

Shumë demokratë të tjerë më kanë dëshmuar se janë përjashtuar nga e drejta për të votuar. Jam pranë tyre dhe do bëj çdo gjë që mundem që zëri i tyre të dëgjohet. Partia Demokratike lindi si partia e lirisë dhe mund të bëhet fituese vetëm nëse është e lirë dhe demokratike. Me ju, deri në fund”, shkruan Shehaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA